Burime për ABC, bëjnë të ditur se eshte arrestuari Alban Dyrmishi, ish-konkurrent i emisionit “PërPuthen”. Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

By admin