Advertisement

Këngëtarja e njohur, Big Mama ka folur së fundmi për festën që organizoi në 36 vjetorin e saj të lindjes. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ndër të tjera tha se i kishte ftuar të gjithë banorët e “Big Brother VIP”, por Donaldi dhe Beatrix nuk ishin shfaqur, pavarësisht ftesës.

“Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën se kam thirrur. Gati të gjithë kanë qenë përveç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën.

Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në Instagram, Elhaidi e mori në telefon… Kurse Triksa më tha që do vijë pastaj edhe ajo kishte punë. Se kuptova… nuk erdhi. Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë, kush të dojë të mos vijë”, u shpreh Big Mama./abcnews

Advertisement

By admin