Donaldi-Bora-Trixa ishte trekëndëshi më i fortë i krijuar në Big Brother. Moderatorja e mbështeti publikisht aktorin. Ajo shkoi dhe e puthi, ndërsa Donaldi i dhuroi një zinxhir për përvjetorin e tyre. Më pas, Donaldi zgjodhi të vazhdonte me Beatrixen.
Semi në një nga Primet tha se produksioni nuk e kishte lejuar Borën që t’i dërgonte mesazh Donaldit dhe kjo kishte ndikuar. Në post Big Brother u prek një temë e tillë dhe u shpjegua nga moderatorja dhe autorja Arbana Osmani. Ajo shpjegoi se çfarë kishte kërkuar Bora.
“Bora erdhi jo personalisht te produksioni, por me anë të Romeos kërkoi t’i dërgonte një bluzë dhe zinxhir”, tregoi Arbana “Ne nuk e pranuam, pasi nuk do të ishte në rregull në raport me personazhet e tjerë, nuk mund ta pranonim”, – shtoi ajo ndër të tjera.