Advertisement

Në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, dje tema kryesore ishte diskutimi për emisionin “Fiks fare” që nga fillimi i transmetimit para dy dekadash. Të ftuarit në këtë program javor ishin bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e emisionit vit pas viti, duke përfshirë edhe Bora Zemanin.

Velinat dikur kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për shanset në TV. Një ndër to ishte edhe Bora, e cila sot drejton “Përputhen”. E pyetur lidhur me pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo shpreh se e vlerëson shumë shansin që iu dha, por nuk ishte kurrë vetvetja.

“Shiko, kam qenë shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. Nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten”, u shpreh Bora.

“E kisha lënë shkollën e baletit, se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë, sepse ishte një trampolinë e madhe për punën në televizion”, shtoi ajo.

Ish-moderatori i Fiksit, Saimir Kodra, bëri shaka me Borën duke u shprehur se për një vit ajo ka veshur vetëm streçe, se nuk kishte qejf të tregonte trupin. “Donte të dilte me kominoshe”, shtoi me shaka.

Advertisement

By admin