Advertisement

Me siguri pak kush e ka këtë informacion, por Robert Berisha ka një vajzë adoleshente. Më saktësisht, ai qenka baba jo vetëm i vogëlushes së quajtur Renee, nëna e së cilës është Nora Istrefi. Nuk dihet se kush është e ëma e vajzës së madhe, pasi lidhja e saj me artistin ka zgjatur shumë pak dhe nuk ishte e njohur për publikun.

Mirëpo, dje Aarona festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi 16 vjeçe. Padyshim, Roberti e ka uruar duke postuar në Instastory një foto me të bijën. Ai e ka shoqëruar me një foto-urim, ku shkruan: “Me vajzën time Arona, urime ditëlindja e 16”. Ky ishte një postim paksa i pazakontë prej tij, sepse më parë nuk e kishte bërë.

Kujtojmë që këngëtari i njohur nga Kosova ka edhe një vajzë nga martesa e tij me Nora Istrefin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Renee. Ai është një nga figurat më të njohura të shoëbizit shqiptar (Shqipëri dhe Kosovë). Aktualisht ka edhe një emision ‘talk shoë’ në variant mjaft të bukur dhe gazmor.

Advertisement

By admin