Arditi dhe Beniada ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje pas daljes, këngëtari u shpreh se do e priste jashtë modelen për të vazhduar njohjen.
Ndërkohë, Beniada ishte sot e ftuar në “E diell” ku u pyet: Arditi ka thënë që kur të dalë Beniada, do ta thotë ajo mendimin e saj në njohjen që ne kemi krijuar në Big Brother, pra që do ta vazhdoni jashtë. Arditi po pret akoma apo…? Modelja tregoi se mes saj dhe Arditit nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë gjë.
“Arditi më duket se po fle akoma me biberon në gojë. Nuk kemi pasur asnjëherë diçka, as ai nuk ka pasur pëlqim për mua, as nga ana ime nuk ka pasur interes. Është një shok shumë i mirë, por më shumë se kaq nuk mund të jetë. Ngacmon kot ai”, tha Beniada.
Kujtojmë se Beniadën së shpejti do ta shohim si pjesë e moderimit të dy emisioneve në Top Channel, te “Procesi Sportiv” dhe me një rubrikë të sajën në e “E diell”.