Advertisement

Gazetarja Iva Tiço ka thënë se është lënduese sa herë dikush e pyet se a do të ketë fëmijë. Duke folur për emicionin “Goca dhe Gra” ajo tha se ia bëjnë shpesh këtë pyetje, sidomos tani që është në një lidhje por edhe më parë kur ishte vetëm. Gazetarja ka treguar se në fillim të lidhjes ka shpresuar që partneri i saj të kishte një fëmijë, pasi në moshën e saj ajo e di se nuk është në maksimumin e pjellorisë.

“Ma kanë thënë përpara se të isha në çift dhe më pas u shtua pasi dhashë lajmin se jam çift. Vjen një moment që të thonë “shko gjej një burrë dhe pastaj hajde fol”. Por e di që ju që jeni mama ju thonë që kur do të bëni një djalë, ose të thonë pas fëmijës së parë mos e lër vetëm.

Është një gjë që pritet dhe të lëndon dhe të mërzit sa herë që e sheh. Herën e fundit që kisha postuar një foto në palestër ku ishte edhe ai paragjykimi, sa merrësh me trupin, lëre trupin. Është ok por kur të pyesin pse nuk ke është… Gjatë verës e kam pasur shumë këtë pyetje sepse kisha vënë një 6 kilogramsh që nuk e kam pasur kurrë në jetë dhe u përballa shumë herë me këtë pyetje.

Aty mësova të ndaj këto që ishin dashamirëse. Kjo është një nga bisedat e para që kam bërë sepse unë krijova këtë lidhje në një moshë, jo 20-vjeçare, kur u lidha me partnerin tim  në një lidhje serioze që mendonim që do kemi familje. Duke qenë që jemi moshatarë të dy, e dimë që nuk jemi në maksimunin e pjellorisë. Po shpresoja që kur unë e kam njohur ai të kishte një fëmijë. I thashë: Ke fëmijë?*

Kur më tha jo, mos thashë. Thashë të paktën të kishte fëmijë… dhe pastaj thashë pas disa javësh shiko se kur të pyeta po shpresoja të kishe se ndoshta në një të ardhme… dhe më tha që dua të rri me ty, të kam zgjedhur ty, bëjmë apo nuk bëjmë fëmijë. Kështu që ky nuk është një shqetësim. E vetmja gjë që mund të kthehej në një problem është me familjen e tij por fjalia e parë dhe e dytë që kam mësuar në gjermanisht është që “nuk jam shtatznë”, ka treguar Iva.

Advertisement

By admin