Pasditen e së martës ka patur të shtëna me armë në fshatin Papër në Elbasan, ku një automjet është qëlluar në lëvizje.

Burime për Abc bëjnë me dije se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet. Si pasojë e të shtënave ka patur vetëm xhama të thyer të mjetit.

Policia ka ngritur postblloqe në të dyja anët e rrugës që lidh Paprin me Elbasanin, pranë kryqëzimit të Cërrikut dhe po ushtron kontrolle ndaj të gjitha mjeteve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMË, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

By admin