Advertisement

Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme, vetëm dy orë pas përplasjes që mendohet se ka ndodhur mes tij dhe Talo Çelës, ndërsa u kap në një apartament, bazë e tij e fshehtë në Fier. Policia ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të Dumanit, ku shihet gjysmë i zhveshur, me pranga në duar dhe i fashuar në shpinë, ku mori një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët e Talo Çelës. Nuredin Dumani është dërguar në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se së bashku me të në aksionin e policisë, u arrestuan edhe 3 të tjerë, ku njëri prej tyre ishte ‘ushtar’ i Dumanit, Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet, ndërsa nuk dihet ende identiteti i 2 të tjerëve dhe as roli i tyre në ngjarje. Në bazën ku ai ishte strehuar Dumani u gjetën jelek antiplumb, dylbi dhe snajper dhe armë tjetër.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasditen e djeshme, në të njëjtin vend ku kanë ndodhur dhe atentate të tjera. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMË ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Në vendin e atentatit shkoi edhe drejtuesi i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, kurse shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë.

Advertisement

By admin