Gazetari i njohur Sokol Balla ka pësuar një goditje kardiake. Balla sapo ishte rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te Top Channel kur papritur ka pësuar një infarkt. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth gjendjes shëndetësore. Sokol Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur pasi për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’.

By admin