Advertisement

Konsullata e nderit e Shqipërisë në Kharkiv është prishur në mënyrën më të keqe nga rusët, tha Ministria e Jashtme e Shqipërisë në një njoftim në Tëitter. “Shqipëria e dënon veprimin e rusëve që solli prishjen e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u prish nga ajri prej trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhej në njoftimin e konsullatës. Ndërsa sot gjatë ditës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka shpallur Shqipërinë shtet jomiqësor, duke qenë se është se jemi nga shtetet që kemi përkrahur sanksionet.

Shqipëria është rreshtuar hapur në krah të perëndimit dhe SHBA-ve për të përkrahur Ukrainën. Ata i kanë dhuruar dhe fishekë Ukrainës. Sot është dita e 11 e hyrjes së rusëve në Ukrainë. Ata ende nuk kanë arritur ta vënë krejtësisht nën kontroll shtetin fqinj dhe duket se do të vazhdojnë ndërhyrjen e tyre. /Telegrafi/

Advertisement

By admin