Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lumas të Cerrikut. Sipas informacionit të Komisariatit të policisë një 64-vjeçar ka shkuar në kasollen pranë shtëpisë dhe dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, raporton elbasaniplus. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi XH.Sh ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i Policisë

Rreth ores 16:30, në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në  spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement

By admin