Kompanitë gjermane që punojnë në fushën e furnizimit me energji do të vazhdojnë bashkëpunimin me Rusinë. Ky vendim është marrë nga qeveria federale e Gjermanisë, tha kancelari Olaf Scholz. Ai vuri në dukje se kërkimi për alternativa ndaj energjisë ruse ka vazhduar për disa muaj së bashku me partnerët në BE dhe më gjerë. Megjithatë, furnizimet me energji nga Federata Ruse nuk mund të zëvendësohen brenda natës.
“Prandaj, ishte një vendim i vetëdijshëm nga ana jonë për të vazhduar aktivitetet e ndërmarrjeve tregtare në fushën e furnizimit me energji me Rusinë”, tha Scholz duke argumentuar tërheqjen nga sanksionet e shpallura pak ditë më parë.
Sipas kancelarit presioni i sanksioneve është i nevojshëm për të “goditur rëndë Rusinë”. Megjithatë, është gjithashtu e nevojshme të sigurohet jeta normale e përditshme e banorëve të Bashkimit Evropian, tha ai duke njoftuar më tej se tërheqja nga sanksionet në aspektin energjetik do të bëhet edhe nga gjithë Bashkimi Evropian.
“Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar furnizimin e Evropës me energji për gjenerimin e nxehtësisë, për lëvizshmërinë, për furnizimin me energji elektrike dhe për industrinë. Energjia nga Rusia është e një rëndësie thelbësore për jetën e përditshme të qytetarëve. Prandaj, Evropa qëllimisht përjashtoi furnizimet me energji nga sanksionet”, tha Scholz.
“Evropa tërhoqi qëllimisht nga sanksionet, ndalimin e furnizimit me energji nga Rusia. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar furnizimet me energji në Evropë për prodhimin e nxehtësisë, për transportin, furnizimin me energji elektrike dhe industrinë,” theksoi Scholz. /noa.al