Një sherr mes disa personash ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” në Elbasan duke lënë të plagosur me sende të forta dy persona. Sherri ka ndodhur pranë tregut dhe mësohet se dy personat që kanë marrë plagë janë tregtarë aty.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe të dëmtuarit kanë marrë plagë gjatë goditjeve me njeri-tjetrin. Të dy ata janë dërguar për të marrë ndihmën e shpejtë në spital dhe mëpas do të japin shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore për rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/

By admin