Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Ky i fundit është bërë emri më i klikuar i ditëve të fundit. Ndryshe nga sa pritej nga rusët, ai nuk ka hequr dorë nga detyra në ditët më të vështira të jetës së tij dhe shtetit të Ukrainës, duke mos pranuar të largohet në USA.

Zelensky vijon të jetë president dhe madje krenar, duke mbajtur edhe familjen në Ukrainë, pavarësisht se e di se situata vetëm do përkeqësohet. Rama sot ka bërë retweet një postim ku vlerësohet Zelensky si nga një nga liderët më të mëdhenj të shekullit 21. Në fakt, ai është vërtet i tillë dhe e ka dëshmuar në pak ditë.

“Nuk e kisha menduar kurrë në jetë se ky tip i lezetshëm që dilte në televizion përmes humorit, do të kthehej në një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të 21”, i bën retweet Rama një postimi. Jemi 100% dakord me kryeministrin tonë kësaj radhe. Zelensky ka një histori speciale, sepse nga aktor humori u bë numri 1 i Ukrainës. Eshtë sikur Ermal Mamaqi t’i zërë vendin Ramës.

Advertisement

By admin