Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “blinduar” disa qytete të vendit. Burime për mediat bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme dhjetra efektivë janë duke zhvilluar kontrolle në Elbasan dhe Fier, pasi objektiv kanë skanimin e mjeteve luksoze dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni në Elbasan është shpërndarë në disa pika të qytetit, gjithashtu edhe në Fier, në të gjitha rrugët.

Përveç grupeve të FNSH-së, në aksion po marrin pjesë edhe FLO dhe Forcat Shqiponja, të cilët kanë ngritur së paku 3 postblloqe në zona të ndryshme, ndërsa nuk dihet se përse kanë zgjedhur pikërisht këto dy qytete për kontrolle.

By admin