Advertisement

Në profilin zyrtar në Instagram, fituesi i 100 mijë eurove, Ilir Shaqiri, i ka shkruar disa fjalë për Sabianin. Të njëjtin postim me të njëjtin mbishkrim e ka publikuar edhe këngëtari në llogarinë e tij sociale. Miqësia e tyre u mor vesh që kur ishin brenda shtëpisë por nuk e prisnim që të forcohej kaq shumë edhe jashte saj.

“Fitore në jetë janë ato, kur fiton miq që qëndrojnë me ty dhe në ditët tuaja të zymta, atëherë kur vijnë shirat e problemeve, e jo vetëm në ditët kur ka diell.

Fitore në jetë janë miqtë e vërtetë, që të duan zemrën, që të duan thjeshtësinë, që të duan për respektin e vlerësimin që u jep e ta kthejnë me të njëjtën mënyrë”, ka shkruar Iliri.

Theksojmë se, Sabiani ka qenë një banorët që i ka dëshiruar më së shumti fitoren  Ilirit dhe që e ka përkrahur si jashtë, ashtu edhe brenda shtëpisë.

Kujtojmë se, Iliri u shpall fituesi i parë, ndërsa Donaldi ishte i dytë, kurse finalen e arritën bashkë me dyshen, Einxhel dhe Beniada.

Me daljen e tij nga shtëpia e BBV, Sabiani e mbështeti jashtëzakonisht shumë Ilirin, madje shkoi të takonte prindërit e këngëtarit dhe Emily-n, vajzën e Ilirit, e priti dhe e përcolli vetë në aeroport kur erdhi për t’i bërë surprizën në BBV.

Advertisement

By admin