Donald Veshaj mori vendin e dytë në edicionin e parë të Big Brother Vip. Fituesi ishte Ilir Shaqiri, me një diferencë shumë të vogël votash. Siç duket ky rezultat nuk është pranuar nga Donaldi i cili së bashku me binjakun e tij, Romeon thuhet se kanë pasur një përplasje me produksionin.
Në festën e finales, Donaldi dhe e dashura e tij Beatrix nuk morën pjesë dhe sipas shenjave as në post BBV aktori nuk do të jetë i pranishëm.
Ai ka postuar një foto me Ajkën, vajzën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ndërkohë që xhirohet emisioni i të martës. Duhet të presim deri atë ditë për të marrë vesh nëse ka një problem mes Donaldit dhe produksionit, apo ka një arsye tjetër për mungesën e tij.
Kujtojmë se Donaldi dhe Romeo do të moderonin një emision Prime Time në Top Channel të titulluar “Më lër të flas”. Pas fitores së Ilir Shaqirit të dy vëllezërit kanë fshirë promo-n e emisionit.