Advertisement

Në “Big Brother VIP Fan Club” aktorja Arjola Demiri bëri një deklaratë të fortë për Donaldin. Sipas saj, aktori ka vepruar me strategji dhe ka bërë rolin e heroit për të dalë mirë para publikut. Arjola u shpreh se Donaldi i ka përdorur miqtë për famën dhe suksesin e tij. Deklarata e aktores u kundërshtua nga Elgit Doda, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në emision.

Arjola: Ai djalë e do shumë suksesin, e do jashtëzakonisht shumë suksesin

Elgiti: Ai djalë e meriton

Arjola: Për të merituar e meritojmë të gjithë

Elgiti: Po flasim për atë djalin

Arjola: Është shtrydhur më shumë se duhet. Ai e ka marrë protagonizmin dashje padashje, me meritë, pa meritë Elgiti: Me meritë Arjola: Pa meritë, shumë raste pa meritë. Rrugës strategjia e Donaldit… Elgiti: Donaldi nuk ka pasur strategji dhe këtë ta them me pastërti Arjola: Donaldi ka pasur shumë strategji. Ka pasur super strategji, miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e tij sepse është i etur për sukses. I kam thënë shumë herë, ti në këtë program ke dashur të bëhesh hero. Ka përdorur çdo lloj guri, duke nisur që me Borën, Trixën, që me vajzat, me Sarën, me Semin, me Antonelën, me Egzonën. Ka bërë heroin e të gjithave për të dalë në sy të publikut. Bën si i ndjeshëm! Në shumë rrugë, gabimin më të madh e bëri kur doli kundër Einxhelit. Ai djalë ka shtrydhur veten për suksesin e vet, çdo gjë e ka bërë për veten e vet.

Elgiti: Donaldi nuk ka vepruar kurrë me strategji. Ai ashtu është, ashtu e ka zemrën, shpirtin dhe jep dashuri për çdo person

Advertisement

By admin