Me një postim në rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj i ka kthyer përgjigje opinionistes së “Big Brother” e cila tha se këngëtarja ka ikur jashtë shtetit me të dashurin. Në faqen e saj zyrtare në Instagram, Beatrix ka publikuar disa foto, ku shfaqet biseda e opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku, që flet me dikë tjetër ndërsa shkruan se këngëtarja ishte larguar për në Dubai me të dashurin.

Betarix duket mjaft e revoltuar lidhur me këtë, duke thënë se kjo do të jetë hera e fundit që toleron fjalë të pavërteta dhe se do të zgjedh rrugën ligjore.

 “Ka ardhur koha t’i dal zot vetes sime dhe këtë do bëj. Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore. Nuk më ul vlerat dot ti”, ka shkruar ajo në Instagram.

By admin