Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi është komentuar së tepërmi për shkak të lidhjes së saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Ajo ka rrfëyer sot në “Klan Tv” sesi reagoi i ati, kur ajo pranoi publikisht se ishte e dashuruar me Romeon. Aleksia tha se të atin kishin filluar ta uronin për fejesën e vajzës.

“Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim”, u shpreh Aleksia Peleshi.

Pyetje: Pse mendon se ke bërë gabim?

Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

Pyetje: Dhe ti çfarë i thua?

Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.

Pyetje: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?

Aleksia Peleshi: Nuk flas më.

By admin