Publiku dhe disa prej banorëve e shohin Ilir Shaqirin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Big Brother VIP”. Sipas Monika Lubonjës, ai është gati t’i shkelë të gjithë me këmbë vetëm e vetëm për të fituar.

“Atij i është dashur të bëj një jetë të vështirë që kjo lojë që po bën këtu brenda të mos i duket asgjë, është gati t’i shkelë të gjithë me këmbë. Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë “Big Brother”, është shprehur aktorja gjatë një bisede me Egzonën dhe Donaldin.

Kujtojmë se Monika dhe Iliri ishin miq në fillim, por kohët e fundit marrëdhënia e tyre është prishur. Dyshja janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin. Ata kishin raporte te mira ne fillim, por tani marredhenia e tyre eshte veshtiresuar.

By admin