Advertisement

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi ka treguar gjithmonë se është një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi, reperi ka bërë me dije se është sëmurë me grip dhe duket se “zgjidhjen” e ka gjetur te lideri historik i së djathtës shqiptare, i cili e ka “shëruar”.

Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan tepër të veçantë, ku edhe është printuar imazhi i Berishës me 2 gishta. “U shërova s’jam më me grip,”– ka shkruar Stresi në pamjet që ka ndarë me ndjekësit e tij. Mesa duket edhe kur nuk është prezant, Berisha ka efekt tek mbështetësit e tij.

Stresi javët e fundit duhet theksuar se i ka dhënë fund armiqësisë me rivalin e tij të madh, reperin Noizy dhe nuk përjashtohet një bashkëpunim mes dyshes së shpejti.

Dyshja kohët e fundit ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku bashkë me ta ishte edhe “mbreti i instagramit”, Kozak Braci.

Advertisement

By admin