Me ardhjen e Vitit te Ri, një pjesë e mirë e emisioneve televizive mbyllin sezonin e tyre, e një pjesë tjetër në verë. Por, ka plot raste kur shumë moderatore, gazetare ndryshojnë stacion televiziv në mes të sezonit. Ky është edhe rasti i Jonida Shehut. Drejtuesja e emisonit “Radar” , pra Jonida Shehu, çdo ditë nga e hëna në të premte në Abc News, një emision që trajton aktualitetin, nuk do jetë më në janar në këtë emision dhe televizion.
Ditën e djeshme u përfol në gjithë mediet online se Jonida Shehu do të largohet nga ABC News për të drejtuar një program në Euronews Albania.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë moderatorja në një prononcim për Anabel. Al. Shehu zbuloi se do të jetë në Euroneës dhe është ende duke punuar me formatin e emisionit, i cili do të transmetohet në orën 17:00-19:00. Por duke parë orarin, do jetë një emision pasditeje.
Nuk është hera e parë që e shohim Jonidën në një format të tillë, pasi edhe më parë ka drejtuar “Padite në Top Channel”. Në ABC, Jonida Shehu moderoi për një farë kohe edhe “Soiree”, një program në të cilin ishte autore dhe moderatore, që më parë transmetohej edhe në Top Channel.
Jonida Shehu ka një karrierë të gjatë televizive duke punuar në disa nga ekranet më kryesore në vend si Top Channel, Vizion +, Albanian Screen, Ora News dhe ka provuar veten në shumë disiplina televizive, duke nisur si spikere lajmesh, gazetare e aktualitetit, në emsione të aktualitetit, emisione politike etj.
Ende nuk dihet arsyeja pse Jonida do largohet pas një viti e gjysmë nga Abc Neës, por ajo dihet me siguri është se formati i pasdites i shkon shumë dhe suksesin e ka të sigurt, pavarësisht logos së ekranit. Jonida është nga ato gazetare që kudo të punojë, e ka publikun me vete.