Advertisement

Monika Lubonja i ka dhënë një mesazh Presidentit Ilir Meta nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Mesazhi si fillim nisi nga DjPm, i cili kërkon që të këtë pasaportë shqiptare. Kërkesa e tij është përcjellë nga aktorja shqiptare, Monika Lubonja e cila i drejtohet kamerës duke thënë se nëse Meta plotëson këtë dëshirë të dy DJ-vë nga Kosova, do të ishte dhurata më e madhe që do bënte për këto festa.

“Dëshira më e madhe që kanë këta, një pasaportë shqiptare. Kjo do jetë dhurata më e madhe për këto festa, zoti Ilir Meta bëjë te mundur këtë për dy djemtë. Mos harroni se këtë dëshirë e kërkojmë nga shtëpia e të gjithë shqiptarëve, Big Brother VIP” thotë Monika Lubonja.

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë prezentë këtë sezon të ‘Big Brother VIP’. Ndër ta dhe dy djemtë simpatik Pajtimi (DJ PM) dhe Arbëri (DJ Dagz). Arbëri e ka shfaqur dashurinë e tij për Shqipërinë shumë herë brenda shtëpisë. Ai madje pak dite me pare të vetmen kërkesë që pati ndaj Vëllait të Madh ishte shikimi i ndeshjes së kombëtares.

Pajtimi dhe Arbëri, e sidomos ky i fundit, ka shprehur se do ishte gati të hiqnin dorë nga Big Brother VIP për pasaportat shqiptare. Einxheli ‘bërtiti’ duke i bërë thirrje Presidentit të Republikës t’ua plotësojë dëshirën dy djemve. Gjatë kohës kur Einxhel po fliste, Arbëri po e përkëdhelte dhe po e puthte.

Einxhel dhe Arbri ata që po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin dhe madje nuk i rezistojnë dot ngacmimeve. Ata shpesh herë kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit të shtrirë, teksa mbanin duart të shtërnguara. Ky nuk është momenti i vetëm që ata shfaqen kaq të afërt, pasi më herë të dy kanë dalë në një darkë romantike. Ata bënë edhe deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Arbri pranoi se Einxheli është e vetmja që eb ën nervoz brenda shtëpisë.

“I vetmi njeri që m’i prish nervat këtu në këtë shtëpi je ti! Jo tjetër kush, sepse s’ka ndodh që dikush tjetër të më bëjë nervoz… Edhe ta kam thënë pa keqardhje, je një tip që.. Jo vetëm këtu brenda, por më pëlqen muhabeti me ty. E the dhe vetë që unë jam një tip më i thellë, më pëlqen të bëj muhabete më të mençura, kam qejf të mësoj prej njerëzve”, tha Arbri gjatë darkës mes tyre.

Advertisement

By admin