Advertisement

Vetëm pak ditë pas nisjes së reality show-t, duket se po krijohet çifti i parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për një nga emrat më të lakuar në showbizzin shqiptar, Beniada Nishanin, modelja e cila për publikun shqiptar njihet si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani.

Bukuroshja ka spikatur shpesh për pozat provokuese, ndërsa brenda shtëpisë së famshme ka gjetur qetësinë tek këngëtari Ardit Çuni. Teksa u pyet nga Monika Lubonja për mashkullin që i përshtatet më tepër brenda ambienteve, Nishani nuk ka nguruar aspak të japë edhe emrin konkret.

“Me Arditin ndihem mirë se është shumë i thjeshtë”, është shprehur ajo ndërkohë që shkrimtari Elhaid Cufi e ka pasuar duke thënë se u krijua çifti i parë dhe për çudi të të gjithëve askush nuk ka kundërshtuar.

Advertisement

By admin