Advertisement

Kledi ka biseduar me Ilirin dhe Arjolën për familjen e tij. Ai ka treguar se ka një motër dhe një vëlla të adoptuar, më të vegjël se ai. Kledi gjithashtu thotë se ka dhe një vëlla tjetër në Austri. Në moshën 12 vjeçare mamaja e tij ka humbur jetën, por Kledi është adoptuar nga një grua në Austri.

Ai tregon se fatmirësisht babai i tij është në jetë dhe jeton prej kohësh në Austri. Kujtojmë se Kledi Hysa është model dhe ish-futbollist, por edhe shoku i bankës së Arbanës. “Kledi ka qenë shoku im i bankës në fillore dhe nuk jemi parë më, sepse ai iku në Austri, ndërsa unë këtu. U emocionova kur mora vesh që do jetë në Big Brother”, tha moderatorja në natën e parë të spekatklit.

Advertisement

By admin