Ingrit Gjonin e njohim të gjithë, kjo sepse ajo ka kohë që është e pranishme në skenën tonë muzikore. E përveç karrierës prej këngëtareje, ajo ka edhe një jetë familjare, të cilës i kushton shumë rëndësi. Megjithatë, ajo deri më tani me xhelozi e ka fshehur jetën private, duke i privuar fansat të informohen rreth saj.
Por, Gjoni para disa kohësh ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet djali i saj, Paridi në praninë e babait të tij
Ingriti shpeshherë në rrjetet sociale ka hedhur foto të ndryshme me djalin e saj, por ka qenë më e rezervuar për partnerin. Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg syve kureshtarë të publikut, por kjo foto tregon se ajo ka vendosur ta thyejë heshtjen dhe të mbyllë gojët e liga.