Advertisement

Një aksion policor i zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune ka çuar në arrestimin e një personi të armatosur. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është rrethuar zona ku është kapur personi i armatosur.

Përtej panikut të krijuar pas raportimeve për krisma, zyrtarisht policia e Elbasanit bën me dije se në operacionin e bluve nuk janë regjistruar të shëna dhe se deri tani policia ka shoqëruar një person të armatosur me armë zjarri pistoletë.

Të njëjta burime shtojnë se operacioni i policisë është duke vijuar ndërsa në vijim pritet të bëhen publike detaje të tjera dhe identiteti i të ndaluarit. Vendosja e kordonit të policisë shtoi dyshimet për përplasje në zonë si nga komuniteti dhe media, ndonëse konfirmohet e kundërta.

Advertisement

By admin