Advertisement

Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjell kthjellime dhe kalime vranësirash. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë Veriu i kontinentit. Ndërsa Europa Lindore do të jetë me vranësira dhe reshje dëbore. Por me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Qëndrore.

Kosova

Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen lehtësisht, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës parashikohet që MV të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zona të izoluara.  Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor, ku më të theksuara do të jenë në Verilindje të vendit./abcnews.al/

Advertisement

By admin