Emanuel Bazanji, shqiptari 24-vjeçar që shërben si pjesë e ushtrisë ukrainase është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit prej dy muajsh. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se drejtoria e Anti-Terrorit ka referuar në organin e akuzës në Elbasan dosjen hetimore ndaj të riut shqiptar me akuzën e pjesëmarrjes në luftëra të huaja.
ABC mëson se ai ka qenë për rreth 2 vite pjesë e repartit të komandove pas përfundimit të kursit për nëntetar. Bazanji është me origjinë nga Berati. Familja e tij ka jetuar për disa vite në Elbasan për t’u shpërngulur më pas drejt Tiranës ku dhe janë të vendosur aktualisht. /abcnews.al/