Shprehja thotë “Dashuria nuk njeh moshë”, megjithatë shpeshherë diferenca në moshë bëhet debat kur bëhet fjalë për personazhe publikë. Kështu ndodhi edhe kur u zbulua lidhja e Ádelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov.
1.Serjoza është 51 vjeç ndërsa Ádelina, 27. Pra çifti kanë 24 vite diferencë megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak te lidhja e tyre. Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.
2.Álketa Vejsiu e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën private dhe foto të saj me bashkëshortin nuk ka. Por edhe moderatorja shumë e dashur për publikun ka diferencë në moshë nga bashkëshorti me 15 vite. Álketa është njohur me bashkëshortin në moshën 19-vjeçare dhe janë prindër të dy fëmijëve.
3.Diferenca në moshë nuk ka penguar as Ridelsa Sejdijan dhe Ájdin Sejdijan të jetojnë një martesë të suksesshme prej vitesh. Ájdin Sejdija është 66 vjeç ndërsa Riselda 33. Çifti publikon shpesh foto e video nga pushimet e tyre duke treguar se martesa po u shkon për mrekulli. Áta janë prindër të një djali.
4.Eni dhe Genci janë një nga çiftet më të komentuar së fundmi dhe diferenca e tyre në moshë ishte çështja e parë që u diskutua kur u zbulua lidhja e tyre. Genci ishte 37 vjeç ndërsa Eni 22. Pra çifti ka 15 vite diferencë dhe jane prinder te dy vajzave.
5.Ármina dhe Shkëlzeni janë prej vitesh në lidhje dhe së shpejti pritet të bëjnë edhe dasmën. Edhe ata janë komentuar shumë për diferencën në moshë e cila është 14 vite. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre dhe çifti janë shumë të dashuruar.
6.Edhe Andrra dhe Sinani, një nga çiftet më të dashur për publikun kanë diferencë në moshë. Pra çifti kanë plot 20 vite diferencë, por mosha nuk ka qenë pengesë në lidhjen e më pas martesën e tyre. Ándrra dhe Sinani janë prindër të një djali.
7.Kantautori shumë i dashur për publikun, Gjergj Leka është i fejuar me regjisoren Erisela Marko. Çifti ka 22 vite diferencë por vitet nuk përbëjnë problem as për ta.
8. Sara me Ledionin ndonëse duken si një çift moshatar për shkak se të dy kanë stil modern, në fakt Ledioni është 10 vite më i madh se Sara. Ledioni është 32 vjeç ndërsa Sara, 22. Çifti janë prindër të dy djemve transmeton Xing.al
9.Devis Xherahu, këngëtari shumë i dashur për publikun është i lidhur me ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani. Devisi dhe Ertemiona kanë një diferencë moshe prej 17 vitesh. “Nuk e kemi ndjerë diferencën”, tha Devisi në një intervistë pak muaj më parë.
10.Blero dhe Áfrona, çifti nga Kosova që së shpejti do e kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë kanë 14 vite diferencë. Blero është 41 vjeç ndërsa Áfrona 27.
11.Bieta Sulo dhe Álban Dudushi kanë 13 vite diferencë. Álbani është 46 vjeç ndërsa Bieta 33 vjeç. Çifti u bënë prindër të një djali.
12.Áktori i mirënjohur shqiptar, Ártan Imami është i martuar me modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova. Florenca është vajza e tezes së Rovena Dilos. Ártani dhe Florenca janë prindër të një vajze.
13.Zaimina dhe Klodi janë po ashtu një çift me diferencë moshe, por kjo nuk ka ndikuar aspak tek marrëdhënia e tyre e këtë e vërtetojnë 15 vitet që kanë së bashku. Çifti kanë 10 vite diferencë dhe u bënë prindër të një vajze./Xing