Advertisement

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë ndarë nga njëri-tjetri dhe këtë gjë e ‘konfirmoi’ këngëtarja duke hequr nga personat që ndjek në rrjetet sociale aktorin dhe po ashtu duke publikuar një story ‘Fake Stories’. Lidhur me këtë gjë, ka reaguar dhe fituesi i edicionit të 6-të të “Big Brother”, Anaid Kaloti.

Ky i fundit në një postim në ‘Instastory’, ka ndarë me ndjekësit një foto të lajmit të ndarjes së dyshes, ku bashkëngjitur ka shkruar edhe një koment.

“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”, u shpreh Anaidi.

Advertisement

By admin