Advertisement

Nuk ka më dyshime, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë ndarë. Më saktë mund të themi se nuk ishin kurrë bashkë që pas daljes së aktorit. Surpriza e Trixes nuk u mirëprit ngrohtë nga Donaldi në momenti që dolën nga formati i Big Brother dhe nuk u panë më bashkë pas daljes.

Mbrëmja e organizuar nga produksioni te Plazza i vendosi vulën, pasi Trixa nuk u pa afër Donaldit. Ajo ishte me Albanin dhe u largua e mërzitur nga festa. Beatrix duket se nuk e ka mirëpritur aspak faktin që Donaldi nuk ka qenë afër saj dhe ka kënduar me Elgit Dodën këngën kushtuar Bora Zemanit.

Ajo ka konfirmuar ndarjen nga Donaldi duke poshtuar një foto ku ironizon thënien e aktorit: “(No) fake stories”. Ajo i ka vendosur x No duke e lënë vetëm “Fake stories”. Më pas Beatrix shkruan në anglisht: “Ja ku shkoi, e rregullova” dhe ka vendosur një emoji me simbol maskash. Ajo konfirmon se Donaldi ka gënjyer gjatë kohës që ishte në Big Brother.

Advertisement

By admin