“Më lër të flas!”është shprehja e famshme që Donald Veshaj ka përmendur brenda Big Brother VIP dhe do të jetë emisioni i ri televiziv sapo të përfundojë rrugëtimi i tij në reality show. Kjo fjali është bërë dhe pjesë e emisionit “Përputhen”, ku po diskutohej takimi i Erionit me Rrushen.
Mikela, e cila është deklaruar për Erionin është acaruar keq nga takimi i tyre ku Rrushja tha se po futen persona mes tyre. “Unë po futem mes jush”, ishte pyetja e Mikelës për Erionin, i cili po përpiqej t’i shpjegonte se nuk ishte për të konkretisht por në përgjithësi pasi nuk folën me emra.
Ndërsa Rrushja po ndërhynte mes tyre, Mikela nuk u përmbajt dhe ngriti tonin e zërit duke bërtitur: “Më lër të flas”, duke shkaktuar dhe të qeshura në studio. Edhe Bora Zemani nuk e mbajti dot të qeshurën.SHIKO VIDEON (pas minutes 01:20)
Së fundmi, historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë ndër më të komentuarat në faqet rozë. Ndërkohë Donaldi krijoi romancë me Beatrix Ramosaj në BBV. Nga sa thuhet lart e poshtë, Borës i është dërguar një ftesë për të qenë e pranishme nesër në finalen e madhe, por ajo e ka refuzuar.