Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka raportuar në Komisionin Hetimor për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka deklaruar se inceneratori ka punuar që nga dita e parë që është vënë në punë, por është ndaluar që kur është vendosur në sekuestro inceneratori nga prokuroria.

Ndërtimin e inceneratorit, për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja është gjëja më e mirë që i është bërë qytetit, duke thënë se ka pasur një përmirësim të situatës së mbetjeve në qytet, madje tha se ndryshimi është si nata me ditën.

“Sot është si nata me ditën, kemi në ish fushë të trajtimit të mbetjeve që do të kthehet një nga atraksionet më të mirë atë bashkisë, kemi një impiant ka më modernet, kemi një sistem të mbledhjes së mbetjeve, qëllimi është që menaxhimi i mbetjeve, diferencimi i tyre për t’i ardhur në ndihmë incenerimin, ndeshjet e futbollit nuk bëheshin dot për shkak të tymit në qytet, prandaj mendoj se është gjëja më e mirë që i është bërë këtij qyteti”, tha Llatja.

By admin