Një 63 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pas aksidentit që ndodhi një ditë më parë në punë ku si pasojë u dëmtuar një shtetas. Policia bën me dije se i arrestuari është drejtuesi i punimeve në objektin ku u aksidentua një shtetas. Shtetasi i dëmtuar Y. Ç., ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shendetsore.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Z. S., 63 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë drejtues punimesh në objektin në pronësi të shtetasit I. Sh., sepse duke punuar në këtë objekt, është dëmtuar shtetasi Y. Ç., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shendetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

By admin