Kishte planifikuar të vidhte një shtëpi në Itali, por përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Një 39-vjeçar me origjinë nga Elbasani kishte hyrë për të vjedhur në një vilë në Pozzuolo të Italisë, por duke u kapur në parvaz nuk arriti të mbahej fort dhe u rrëzua në tokë, raporton elbasaniplus. Banesa ishte bosh, pasi pronarët kishin dalë për darkë.

Por ata janë kthyer më herët dhe kështu shqiptari ka tentuar të largohet nga banesa duke dalë në ballkon dhe më pas është ngjitur në tarracë, ku edhe ka rrëshqitur e ka rënë. Kanë qenë vetë të zotët e shtëpisë që kanë ndihmuar shqiptarin duke thirrur ambulancën dhe më pas kanë ardhur karabinierët.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka marrë plagë të shumta në trup nga rënia por është jashtë rrezikut për jetën. Nuk është hera e parë që dëgjojmë që shqiptarët kryejnë vjedhje në Itali, por ndoshta pas këtij lajmi tani do e mendojnë dy herë.

By admin