Beniada Nishani është një nga personazhet më karizmatik të “Big Brother VIP”. Ajo ka spikatur shumë për të folurën me vështirësi në gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që publiku ta dojë edhe më shumë. Një ndër fjalët që ka bërë edhe xhiron e rrjetit është “porfumi”, pasi Beniada ka kënduar këngën e famshme të Sinan Hoxhës.

Kjo kë bërë Donaldin që t’i sugjeroj një biznes parfumës, ku të përfshihej edhe daja Pashuku. Donald: Kam një super ide biznesi për ty.

Pse nuk hap një dyqan parfumesh ti? Do bësh kërdinë. Edhe kot të jetë, do ta blejnë njerëzit, më beso. Einxhel: Pse nuk bën parfum të vetin? Pale ta ketë në Shijak me dajë Pashukun.

Beniada: Do ta bëj. Einxhel: Quaje porfumi i Benit. Donald: Futi dhe një set kremrash dajë Pashuku. Kjo situatë ka sjellë shumë të qeshura te banorët.

Kujtojmë se jemi në javën finale të ‘BBV’ dhe më datë 18 njëri prej Donaldit, Einxhel, Ilirit dhe Beniadës do shkojë në shtëpi me 100 mijë euro.

By admin