Ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP” , Beatrix Ramosaj, ka anuluar ftesën për shkak të një batute nga komediani Ermal Mamaqi. Ai kishte thënë me shaka se moderatorja, Bora Zemani do luajë një rol në sezonin e ri të serialit H.O.T. Madje, ai shtoi se ajo do të shkonte çift me balerinin, Ilir Shaqiri n
dërkohë Donaldi kishte shtuar se do i duhej ta paguante mirë. Më vonë, Mamaqi ka cituat edhe Beatrixën. Kjo gjë e ka mërzitur e cila ka refuzuar ftesën që të jetë sonte në shtëpi.
Mirëpo, kjo gjë del të jetë plan nga produksioni. Trixa do të mungojë sonte për arsye se do të hyjë me 14 shkurt pra Ditën e Shën Valentinit. Krejt kjo hipotezë është thënë nga një ndjekës në faqen e opinionistit Olti Curri i cili ka ndarë këtë gjë në profilin e tij në Instagram.
Ndryshe, Donaldi nuk e priti edhe aq mirë mungesën e Beatrix teksa tha se ndihet i mërzitur për mungesën e saj sonte, ndërsa disa nga ish-banorët nuk e panë edhe të arsyeshme mungesën e këngëtares sonte.
Theksojmë se, Donald Veshaj u shpall finalisti i tretë i këtij edicioni të “Big Brother VIP” duke u radhitur pas balerinit, Ilir Shaqiri dhe modeles, Beniada Nishani.