Mbrëmjen e djeshme, janë bërë pjesë e “Big Brother VIP” si mysafirë disa nga personazhet më të dashur nga publiku. Bëhet fjalë për Agron Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini dhe Salsano Rrapi.
Ata darkuan me gjashtë banorët Donaldin, Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjolën. Mirëpo, një moment Iliri vendosi në një moment të sikletshëm, Xhemin duke e pyetur se po të hapte kutinë e “Pandorës”, cilët do të ishin tre banorë që ajo do të çonte në nominim.
Ajo u përgjigj me shumë diplomaci, duke thënë: “Tani ju keni 120 ditë këtu, ndërsa unë kam 120 minuta. Nuk ta jap kurrë këtë përgjigje”./