Mediat greke i kanë bërë jehonë faktit që Shqipëria po investon për ndërtimin e një piste gare makinash specifike për Formula 1, raporton elbasaniplus. Dy agjencitë e lajme të shtetit fqinj Zuogla dhe Carandmotor.gr shkruajnë se Shqipëria ka projekte ide po kalon në zbatimin konkret.

“Shqipëria nuk qëndroi vetëm në teori, por avancoi me prezantimin zyrtar të projekteve për krijimin e autostradës së F1. Në fakt, plani ambicioz tashmë ka marrë dritën jeshile nga FIA, e cila do të mbikëqyrë nga fillimi deri në fund krijimin e pistës, e cila ka shumë gjasa të përfshihet në kalendarin zyrtar të Formula 1”, theksohet në këtë artikull.

Më tej theksohet se Shqipëria ka marrë dritën jeshile edhe drejtuesit e Formula 1, e kjo u arrit falë një takimi që kryeministri Edi Rama pati me Zhan Todt i FIA-s.

“Në fakt, plani ambicioz tashmë ka marrë dritën jeshile nga FIA, e cila do të mbikëqyrë nga fillimi deri në fund krijimin e pistës, e cila ka shumë gjasa të përfshihet në kalendarin zyrtar të Formula 1. I quajtur Auto Moto Park, pista do të jetë 5 km e gjatë. I njëjti kompleks do të presë edhe akademi të motorsportit, qendra trajnimi për drejtim të sigurt etj. Qyteti i Elbasanit, i cili do të presë këtë pistë të specifikimeve të FIA-s, hyn në hartën botërore si një shtesë e re e mundshme në motorsportin botëror, me financimin e projektit nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Transporteve e vendit”, thuhet më tej.

By admin