3 persona të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë 24 oreve të fundit në qytetin e Elbasanit. Lënda narkotike e dyshuar si heroinë dhe kokainë është gjendur në mjetin tip “Golf” që po udhëtonin tre të rinjtë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 36 vjeç, E. C., 26 vjeç dhe D. S., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, më të cilin po udhëtonin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. C., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza.

By admin