Sot, në shtëpinë e Big Brother VIP u futën dy analistët e njohur, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Ata po shohin shtëpinë, të pritur fillimisht nga Beniada, Monika dhe Donaldi. “Na keni hyrë në shtëpi, në punë, gjithandej. E di se ju jemi dukur gogolë”, i tha Arbri Monikës, e cila këmbënguli për të kundërtën.

“Dukesh shumë i vogël këtu që po të shoh, në ekran del më i madh në moshë”, iu drejtua aktorja analistit, i cili ndryshe njihet si themelues i “Fundjavës Ndryshe”. Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.

Favoritët e këtij viti sipas rrjeteve sociale janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Ata kanë përkrahës më shumë, ndërsa pas tyre janë emra si Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Monika Lubonja.

Mbetet për t’u parë se cili banor do të ketë më shumë durim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Finalistët do të fitojnë automatikisht 10 mijë euro secili.

By admin