Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi, vizitoi sot Bashkinë e Elbasanit si bashkinë e parë që nga emërimi i tij Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri.

Në këtë takim Kryebashkiaku Llatja i shprehu ambasadorit se Mbretëria e Arabisë Saudite është një vend mik dhe partner i rëndësishëm për Bashkinë Elbasan. Gjithashtu ai e flenderoi ambasadorin për rolin dhe kontributin e Mbretërisë në mbështetjen e dhënë në zhvillimin e infrastrukturës, edukimit, ndërtimit të objekteve të kultit, qendrave shëndetësore si edhe përkrahjen për shtresat në nevojë.

Në këtë takim u theksua rëndësia e intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve politike, forcimin e dialogut kulturor e politik, thellimin e marrdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare si edhe thithjen e investimeve Saudite në Shqipëri. Takimi u mbyll me angazhime konkrete në zhvillimin e projekteve dhe partneriteteve të përbashkëta në investimet në turizëm, bujqësi, edukim e kulturë si edhe në industrinë e rëndë.

Më pas Ambasadori zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit Prof.dr. Skender Topi. Rektori e prezantoi me historikun, traditën e universitetit në fushën e mësimdhënies, kapacitetet që ofron, bashkëpunimet e vazhdueshme dhe ndërkombëtarizimin që mbetet prioritet për universitetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, rektori shprehu vlerësimin, për iniciativën e ndërmarrë nga ambasada e Arabisë Saudite, për të ndihmuar komunitetin shqiptar, punëve të vazhdueshme që bëhen për qeveritë lokale dhe universitetet, duke theksuar gatishmërinë e universitetit për t’ju bashkëngjitur iniciativave dhe bashkëpunimeve.

Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi, falenderoi Rektorin Prof.dr Skender Topi dhe garantoi anazhimin e tij, në sigurimin e mundësive për zhvillimin e fushave të ndërsjellta, sidomos atë akademike.  Në përfundim të takimit të dy palët, shprehën gatishmërinë e krijimit të iniciativave, projekteve dhe bashkëpunimeve të reja në të ardhmen, duke forcuar kështu marrëdhenien mes dy vëndeve.

By admin