Prej ditësh në rrjetet sociale njerëzit janë bërë bashkë për të reaguar ndaj veprimit rracist dhe bullizimit që i është bërë një vajze të besimit islam. Elsa pasi ka kryer intervistën në filian e “Big Market” në Shkodër dhe ka marrë përgjigje pozitive për të filluar punë është refuzuar nga pronari i madh i rrjetit “Big Market” për shkakun e vetëm së është me shami.

Pas këtij veprimi absurd dhe fyes për një komunitet të tërë, mijëra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale me hashtagun BOJKOTOBIGMARKET. Ky vendim i marrë në vitin 2022 tregon se akoma ekzistojnë njerëz të cilët vlerësojnë në bazë të besimit fetar apo paraqitjes dhe jo në bazë të aftësive.

By admin