Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, ku një makinë tip ‘Volkswagen’ është përfshirë nga flakët i gjendur në Krrabë, në vendin e quajtur ‘Kryqi’. Brenda mjetit është gjendur një trup i djegur i konfirmuar si Armando Mici 32 vjeç. Vengjarjes për t’i dhënë një shpjegim kësaj situate iu bashkua edhe kryeprokurori i Elbasan, Kreshnik Ajazi si dhe Drejtori i Policisë Ardian Çipa.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volksëagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volksëagen Passat me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

By admin