Ndarja e Eneda Tarifës nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja shkaktoi jo pak bujë në mediat rozë. Por, pavarësisht se kanë kaluar shumë nga divorci, ende nuk dihet arsyeja, kjo pasi të dy kanë vendosur të mos flasin për këtë çështje.

Ish-bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një vajzë ishte, Erjon Zaloshnja ishte i ftuar në emisionin “In radio”, ku foli për projektet e tij në muzikë, por pa prekur jetën e tij personale. Moderatorja i drejtoi një pyetje lidhur me tradhtinë:

“Sipas një sondazhi, njerëzit që punojnë natën kanë më shumë mundësi të tradhtojnë, si mendon ti?”. Përgjigja e tij të linte të kuptonte, ndarja e tyre nuk ka pasur lidhje me tradhtinë. Sipas tij, nuk ka lidhje nata apo dita me tradhtinë, mjafton që personi të jetë i qëndrueshëm emocionalisht.

By admin