Një mega-operacion është zhvilluar së fundmi në qytetin e Elbasanit.
Burime për abcnews bëjnë të ditur se deri më tani janë arrestuar më shumë 25 persona, ndërsa priten që numri të ndryshojë në orët në vijim.
Urdhër-ndalimet janë lëshuar nga një grup prokurorësh nën drejtimin e Drejtuesit të prokurorisë Kreshnik Ajazi.
Pjesë në operacion kanë marrë edhe FNSH dhe Njesia Operacionale.
“Kanë nisur të ekzekutojnë në qarkun e Elbasanit!
Dil sa më shpejtë!”, thuhet në disa përgjime mes zyrtarëve të arrestuar.
Ndërkohë pritet edhe një komunikatë nga policia.
Sipas burimeve, operacioni lidhet me zyrtarë që kanë shpërdoruar detyrën. Mes urdhrave të ndalimit ka edhe zyrtarë të burgjeve të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu mes tyre ka edhe ‘të burgosur VIP’, të cilët në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.
Ky operacion realizohet pas një hetimi disa mujor me metoda speciale.
Për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH-ja ka vendim gjykate “Arrest me burg” në mungesë./Top Channel