Javën që lamë pas ka startuar emisioni më i ri i “Top Channel” i quajtur “Ëndërrtjerrësit”, që ka në qendër kujtime, të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që kanë qenë pjesë e themelimit të “Top Channel”.

Xhemi Shehi kujtoi mbrëmjen e djeshme kohën kur ka prezantuar sezonin e parë të “The Voice Kids”. Por, teksa kujton të gjithë emisionet që ka prezantuar në ekranin e Top Channel,

Xhemi e përmend “The Voice Kids” si projektin që nuk do të donte ta moderonte. “Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”.

Ndërsa si programin më të mirë, Xhemi thotë “Portokalli-në”. “Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tregon moderatorja e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, ndërsa pas saj liston emisonin “E Diell”, ku ka prezantuar krah Arbana Osmanit, Ledion Liços dhe Adi Krastës.

E pyetur se cili ka qenë momenti më i vështirë i karrierës, Xhemi zbuloi se kur i është dashur të dalë në transmetim pak pasi mësoi se kishte humbur mikun e saj të ngushtë. Sa i përket momenteve të bukura ajo tha se ka shumë.

Mes të tjerash, Xhemi zbuloi se po sheh dy projekte që i janë ofruara për tu rikthyer në ekran dhe më pas do të marrë një vendim.

“Më janë propozuar dy projekte që vijnë për herë të parë në Top Channel. Po i vlerësoj. Ende nuk kam një përgjigje finale, por shoh dritë jeshile. Ishte një moment pauze, e shijova dhe kuptova që më mungon ekrani. Është koha për një rikthim”, rrëfeu Xhemi.

By admin